Osmani: Familja ime politike nuk do të jetë asnjëherë Hashim Thaçi

Osmani: Familja ime politike nuk do të jetë asnjëherë Hashim Thaçi

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se familja e saj politike asnjëherë nuk ka qenë e as do të jetë presidenti Hashim Thaçi. Për këtë të fundit tha se ia siguroi votën e 61-të sot qeverisë Hoti, bashkëpartiakut të saj.

“Një qeveri e cila në tërësi varet nga votat e listës serbe që do të thotë nga Beogradi dhe së cilës votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, tha ajo.

Osmani nuk ka kryesuar sot seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re, ndërkohë që nuk është përgjigjur nëse do të jetë kryetare e kuvendit të Kosovës


“Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë, as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Unë këta ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë dhe nuk do ta bëjë as tash e tutje”, ka shtuar Osmani.

Qeveria Hoti është votuar sot me 61 vota për dhe 24 kundër.

Lexo edhe

error: