Osmani: Edhe institucionet arsimore duhet të kenë përfshirje në luftimin e dhunës

Edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot përmes një aktiviteti i është bashkuar kauzës “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore”, me ç’ rast presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani theksoi se edhe institucionet arsimore duhet të përfshihen në luftimin e dhunës mbi baza gjinore.

Osmani theksoi se kjo fushatë e cila do të duhej të ishte e suksesshme, qysh në ditët e para të hapjes së saj u shndërruar në fushatë të dhimbshme, pas vrasjes së dy grave që ndodhen në vendin tonë.

“Ndjej se kjo do të duhej të ishte  një prej fushatave më të suksesshme, por në fakt është shndërruar  në një prej  fushatave më të dhimbshme që e kemi pasur ndonjëherë. Brenda një periudhe jashtëzakonisht të shkurtër… Kemi humbur edhe dy gra dhe dy burra  në mënyrë djallëzore dhe makabre vranë gratë të cilat nuk janë në mesin tonë. Dhe si rezultat i këtyre zhvillimeve edhe vetë  fushata për 16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore si dhe sensibilizimi rreth saj bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Në përpjekjet tona për të  adresuar shkaktarët dhe pasojat e femicidit dhunës në familjes dhe dhunës mbi baza gjinore, angazhimi dhe  përfshirja aktive e institucionet arsimore është e një rëndësie të veçantë”, theksoi ajo.

Osmani u shpreh se karshi kësaj emergjence kombëtare në luftimin e dhunës në baza gjinore duhet të punohet pakursyer.

Sipas saj plaga e shkaktuar nga dhuna është kolektive, ashtu siç edhe dështimi është kolektiv.

“ Kur flasim për femicidin në përgjithësi për dhunën në baza gjinore ne po flasim për një plagë të përbashkët, ku viktimat janë individët , por plaga është kolektive, dëshpërimi është  kolektiv, por edhe dështimi është kolektiv. Të gjendur përballë kësaj emergjence kombëtare  duhet të punohet dhe veprohet pakursyer mjetet, kohën dhe angazhimin”, u shpreh Osmani.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena  Haxhiu edhe para studentëve të UP-së ritheksoi se dhuna në baza gjinore nuk është private, por përgjegjësi institucionale për të ofruar siguri, mbrojtje e drejtësi për të gjithë.


Teksa i ka renditur disa nga punët që si ministri e Drejtësisë kanë ndërmarrë me qëllim të luftimin dhe ngritjes së vetëdijes për dhunën në baza gjinore, Haxhiu përsëri adresoi kritika për organet e drejtësisë.

“Secili prej nesh duhet angazhuar që ta parandalojmë pore dhe ta luftojmë atë, dhunën me bazë gjinore,  dhunën në familje, seksuale dhe ngacmimet seksuale Mbase ka debat të munguar për këtë çështje në por gjithësi në shoqëri andaj këtë më së miri mund ta bëni ju të dashur  studentë me angazhimet tuaja intelektuale drejt dijes jo vetëm asaj profesionale por edhe drejt një edukimi e emancipimi shoqëror. Pavarësisht masave që ne kemi ndërmarrë deri më tani, problemin e kemi që ende sistemi i drejtësisë nuk po i kryejnë përgjegjësitë që i ka, dhe pavarësisht masave që i kemi ndërmarrë po shohim se femicidi është jashtëzakonisht shumë i shprehur në shoqërinë tonë“, deklaroi Haxhiu.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ,Qerim Qerimi tha se ky institucion arsimor është i përkushtuar në krijimin dhe promovimin e një klime që dënon aktet e dhunës.

Si rektor i sapo emëruar i UP-së , ai tha se ka propozuar statutin e ri të UP të përfshihet krijimi i Zyrës së Ombudspersonit të studentëve.

“Universiteti i Prishtinës jo vetëm në kuadër të kufizime dhe detyrimeve ligjore, por edhe në vazhdimësi të angazhimit të gjithmbarshëm mbetet i përkushtuar në krijimin dhe promovimin e një klime që dënon dhe dekurajon çdo akt të dhunës  e veçmas të asaj me bazë gjinore. Në një tempull të dijes siç është universiteti aktet e dhunës duhet të jenë të papranueshme, por ato nuk duhet të ndodhin askund dhe asnjëherë as brenda nesh. Institucioni ynë në muaj  dhe vitet në vazhdim do të vazhdoj të luaj një rol më aktiv në planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve që  nxisin vetëdijesimin dhe shtojnë angazhimin në promovimin e idesë së parandalimit  dhe denoncimit të dhunës posaçërisht asaj të bazë gjinore”, theksoi ai.

Shefi i Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power ka shprehur mbështetjen për institucionet kosovare në luftimin e dhunës mbi baza gjinore.

“Më preku fakti që shumica e institucioneve janë të përqendruar në dhunën kundër grave dhe kjo  duhet të jetë mënyra pasi që dhuna në familje dhe dhuna kundër grave është një nga format më të shprehura të shkeljeve të të drejtave të njeriut  jo vetëm në Kosovës por edhe Evropë e botë. Ne ndajmë dhimbjen me të gjithë familjarët dhe qytetarët dhe  duhet të them se Këshilli i Evropës i kupton dhe mbështet partnerët në Kosovë që të trajtojnë këto”, u shpreh ai.

Nga data 25 nëntor edhe në Kosovës ka nisur fushata “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore”, dhe po në atë ditë është vrarë një grua në bashkëshorti i saj, ndërsa vetëm 6 ditë pas kësaj vrasje ndodhi një vrasje tjetër ku para Klinikës së Gjinekologjisë, ish bashkëshorti vrau ish gruan e tij e cila ishte shtatzënë, e më pastaj edhe dorasi u vetëvra./B.Ibishi/

Lexo edhe

Video