Osmani e Kurti nesër presin në takim Abdixhikun

Osmani e Kurti nesër presin në takim Abdixhikun

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër të vendit, Albin Kurti do të presin nesër në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve të vendit.

Takim ky i cili do të mbahet në ora 14:30, kështu ka treguar ditë më parë Abdixhiku.


Një ditë para takimit, Abdixhiku mbledhi deputetët e LDK-së që do të jenë pjesë e legjislaturës së tetë. Për çka zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se ishte vetëm takim konsultativ me kryetarin e sapo zgjedhur të kësaj partie rreth seancës për konstituimin e legjislaturës së tetë me 22 mars.

Ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të mbështesë kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të shtetit. Madje nuk dihet nëse deputet e kësaj partie do të qëndrojnë në sallë ditën kur do të votohet presidenti i ri i vendit. Këto i ka thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së që zgjati rreth gjashtë orë.

Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj pas takimit që kishte me Kurtin e Osmanin deklaroi për media se është në përgjegjësinë e fituesve të zgjedhjeve të gjejnë formulën për ta zgjedhur presidentin.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: