Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë

Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë

Në kuadër të ciklit të vizitave në komuna, presidentja Vjosa Osmani nesër do të qëndrojë për vizitë në Pejë.

Ajo në orën 10:30 do të pritet në takim nga kryetari Gazmend Muhaxheri.


Në orën 12:50, Osmani për nder të Ditës së Fëmijëve, do ta vizitojë Ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta, ndërsa në orën 13:20, do të vizitojë MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals).

Në orën 14:00, Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë, ndërsa në orën 16:45 do të ketë takim me OJQ-të nga komunitetet jo-shumicë në Qendrën Rinore në Vitomiricë.

Lexo edhe

Video