Osmani: Daçiq duke fshehur krimet po bënë krim të dyfishtë

Osmani: Daçiq duke fshehur krimet po bënë krim të dyfishtë

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq po bënë krim të dyfishtë duke tentuar të fsheh krimet serbe në Kosovë. Ajo reagimin e sotëm të qeverisë kundër deklaratave të Daçiqit i ka quajtur të vonshme dhe theksoi se me funksionarin serb nuk do të duhet të ulet asnjëherë në tavolinë për të negociuar.

Kryeparlamentarja Osmani në një konferencë për medie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se kryeministri Hoti duhet të ketë prioritet në negociatat me Serbinë çështjet e personave të zhdukur, e jo të zëvendësoi atë me asociacionin.

“Daçiqi duke tentuar të fsheh krimin po bënë krim përsëri, ka bërë për herë të parë duke qenë ministër i Millosheviqit, tash po bënë krim të dyfishtë  duke  tentuar të fsheh krimin që është bërë. Më e pakta që do të duhej të bënte Qeveria e Kosovës është që kurrë mos të pranonte të ulej në tavolinë me dikë që jep deklarata të tilla. Vuçiqi më mirë kamuflohet e ka një fasadë që të duket si pro evropian, e i cili nuk është. Pasi akoma e glorifikim politikën e Millosheviqit…Injorimin e një deklarate të tillë nga qeveria e Kosovës e konsideroj si politikë reaktive, pra të cilat vazhdimisht bazohen apo reagon dikush, nëse reagon të reagojmë edhe ne. Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë më aktive  për të përcjellë në detaje jo vetëm të zotërit Daçiq, por edhe të Vuçiqit dhe të tjerave…çështja e personave të zhdukur të jetë top-prioritet ne nuk po shohim askund. E zëvendësuan me asociacionin brenda natës dhe një ditë pranojnë të diskutojnë, të nesërmen refuzojnë të diskutojnë. Pra një kakofoni qëndrimesh edhe brenda qeverisë, e mos të flasim më  gjerë”, tha ajo.

E nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se qeveria duhet vendos reciprocitetin si pasojë e këtyre deklaratave të Daçiq.


Qeveria duhet të marrë veprime konkrete si vendosja e reciprocitet do të ishte një prej çështjeve të para që duhet të bënte, por jo e vetmja. Duhet trajtuar me shumë seriozitet sepse këto deklarata të zyrtarëve të Serbisë nuk janë as të reja dhe as të papritura”, tha ajo.

Ndërkaq, e pyetur për mundësitë e rrëzimit të qeverisë Hoti, kryeparlamentarja Osmani tha se ende nuk ka diskutuar me Vetëvendosjen për mocionin e mosbesimit, por sipas saj, kjo qeveri nuk do të duhej të formohej fare.

Për çështje të tillë ende nuk jemi ulur të diskutojmë Nuk mund të iu përgjigjemi për momentin…Sikur të merret parasysh qëndrimi im kjo qeveri nuk do të duhej të formohej fare, pasi nuk është në përputhje me atë që ka prodhuar vullneti qytetarë I 6 tetorit. Për këtë kam bërë thirrje të kthehemi tek verdikti i popullit për zgjedhje”, tha Nagavci.

E mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti, nënkryetarja Nagavci nuk e cilësoi si të dështuar, por  tha se janë duke pritur votat e nevojshme edhe të partive tjera.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.