Osmani: BE të jetë më e zëshme ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë

Osmani: BE të jetë më e zëshme ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë,  Christoph Weidinger, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në veri. 

Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani.

Ajo Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon.


Më tej, në takim me ambasadorin Weidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

Osmani theksoi se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në kontekst të diskutimit me ambasadorin Weidinger, presidentja Osmani foli edhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në muajin tetor në Prishtinë. 

Lexo edhe

Video