Orlando: Zgjedhje të ndershme që të dëgjohet zëri i qytetarëve

Orlando: Zgjedhje të ndershme që të dëgjohet zëri i qytetarëve

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Nicola Orlando, ka pasur një takim me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për të mësuar më shumë rreth zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen më 14 shkurt.

Me këtë rast, Orlando, përmes edhe një postimi në Twitter, ftioi të gjitha partitë që të promovojnë garë të ndershme në mënyrë që të dëgjohet zëri i të gjithë qytetarëve.


“Në një takim me znj. Valdete Daka, ajo më informoi për përgatitjet për zgjedhje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Unë konfirmova mbështetjen e Italisë për votim të lirë, të ndershëm dhe paqësor. Të gjitha partitë dhe kandidatët tani ftohen të promovojnë një garë të ndershme në tërë Kosovën, në mënyrë që të dëgjohet zëri i të gjithë qytetarëve”, shkroi Orlando.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: