Orlando: Nder të prezantoja ekipin italian që mbështet Kosovën në luftën ndaj COVID

Orlando: Nder të prezantoja ekipin italian që mbështet Kosovën në luftën ndaj COVID

Është prezantuar sot një konferencë për media ekipi mjekësor ushtarak italian, i cili arriti në Kosovë në fillim të shtatorit dhe do të veprojë në të gjithë vendin në javët e ardhshme në kuadër të një nisme kombëtare italiane të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme në mbështetje të përgjigjes së institucioneve ndaj Covid-19.

Me këtë rast, ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, i cili promovoi nismën dypalëshe civilo-ushtarake, shkroi në Twitter tha se pati nderin të prezantonte ekipni e jashtëzkaonshëm italian që do të ndihmojë Kosovën në luftën ndaj COVID-19.


“Me Komandantin e KFOR-it sot pata nderin t’i prezantoj Kryeministrit Avdullah Hoti dhe Ministrit Armend Zemaj ekipin e jashtëzakonshëm ushtarak nga Italia në mbështetje të Kosovës në përgjigje ndaj Covid për disa muaj, bashkë me Koopercaionin Italian. Mbani maskat dhe distancën, lani duart: së bashku do ja dalim!”, shkroi Orlando.

Lexo edhe

Video

error: