Orlando Bloom gabimisht bën tatuazhin e emrit të djalit të tij në dorë

Orlando Bloom gabimisht bën tatuazhin e emrit të djalit të tij në dorë

Orlando Bloom donte një tatuazh në shenjë dashurie për djalin e tij 9-vjeçar Flynn, por kjo nuk funksionoi mirë.

Konkretisht, aktori ka dashur të shkruajë emrin e djalit të tij në alfabetin Morse, por gaboi.

Ai ndau një fotografi të tatuazhit të ri në Instagram, dhe disa tifozë shpejt e vunë re se ishte një gabim.

“Zotëri, më vjen keq, por kjo definitivisht thotë ‘Frynn’, jo Flynn, ‘” Ju gabuat emrin “,”  thanë disa komentues.


Më vonë, autori i tatuazheve Balazs Bercsenyi u shfaq në Instagram.

“Po, ne e dimë se gabuam dhe do ta rregullojmë”, shpjegoi mjeshtri i tatuazheve.

Bloom u martua me modelen Miranda Kerr, me të cilën u divorcua në vitin 2013. Ai aktualisht është i fejuar me këngëtaren Katy Perry, transmeton KosovaPress.

 

Lexo edhe

Video

error: