Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Organizoi lojëra fati, një muaj paraburgim

Organizoi lojëra fati, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit B. R, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “mashtrimi”.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga përfitimi i kundërligjshëm pasuror për vete ose për tjetrin i ka shkaktuar dëm ekonomisë së vendit.


“Nuk ka përfillur një ligj të autoritetit vendor dhe pa të drejtë ka organizuar, mundësuar apo ndihmuar veprimtarinë e kundërligjshme, aq më tepër kur kemi parasysh se i njëjti është zyrtar policor dhe është i vetëdijshëm se çdo lloj organizimi i lojërave të fatit është i kundërligjshëm. Me këto veprime, i pandehuri B. R., vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale ka caktuar masën e paraburgimit, duke konsideruar se po që i njëjti gjendet në liri do të fsheh, asgjësoj apo ndikoj në dëshmitarët”, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: