Organizata Turistike e Ulqinit ndan një donacion për fëmijët e Deçanit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 orë më parë
Linku u kopjua

Drejtori i Turizmit në Komunën e Deçanit, Isuf Demhasaj ka pritur sot përfaqësuesit e Organizatës Turistike të Ulqinit, duke përfshirë Arber Haxhibrahimi, koordinator për Evente dhe Manifestime, si dhe pjesën e stafit të tij.

Gjatë këtij takimi, Organizata Turistike e Ulqinit dhuroi një sasi të madhe me mandarina për rreth 100 fëmijë nga familjet në nevojë, si pjesë e kontributit të vazhdueshëm në kuadër të binjakëzimit të dy këtyre dy komunave.

“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe ndamë përvoja të vlefshme midis dy komunave të binjakëzuara, për të forcuar lidhjet tona dhe për të ndihmuar në zhvillimin e përbashkët”, ka thënë Isuf Demhasaj, drejtor i Turizmit në Deçan.

Përveç komunës së Deçanit, Organizata e Turizmit të Ulqinit dhuroi donacion edhe për Komunën e Pejës, nesër pritet të dhuroj në Komunën e Prishtinës, duke vizituar edhe shtëpinë e të moshuarve.

https://kosovapress.com/organizata-turistike-e-ulqinit-promovon-turizmin-me-ndryshe-jep-donacion-mandarina

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024