Orari i ndeshjeve të Kosovës për EURO 2024

Orari i ndeshjeve të Kosovës për EURO 2024

Pas tërheqjes së shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024 në Frankfurt, është caktuar edhe orari i ndeshjeve për Grupin I, ku bën pjesë Kombëtarja e Kosovës.

Dardanët rrugën drejt kualifikimit në Euro 2024 do ta nisin si mysafirë të Izraelit, më 25 mars, teksa tri ditë më pas do të luajnë si vendas kundër Andorrës.

Në qershor, Kosova do jetë mikpritëse e Rumanisë në “Fadil Vokrri”, derisa do të luajë në udhëtim kundër Bjellorusisë.

Përballjen e parë ndaj bartësit të grupit, Zvicrës, Dardanët do ta zhvillojnë më 9 shtator në shtëpi, kurse më pas është mysafire e Rumanisë. Në tetor Kosova do të jetë mysafire e Andorrës, kurse më pas do ta pret Izrealin.

Ndërkohë, këtë cikël kualifikues kombëtarja jonë e mbyll me ndeshjet e nëntorit, ku fillimisht luan si mysafire e Zvicrës, kurse më pas në shtëpi e pret Bjellorusinë.

25 mars, 2023

ora 20:45 | Izraeli – Kosova

ora 18:00 | Bjellorusia – Zvicra

ora 20:45 | Andorra – Rumania

28 mars 2023

ora 20:45 | Kosova – Andorra

ora 20:45 | Rumania – Bjellorusia, Zvicra – Izraeli

16 qershor 2023

ora 20:45 | Kosova – Rumania

ora 20:45 | Bjellorusia – Izraeli, Andorra – Zvicra

19 qershor 2023

ora 20:45 | Bjellorusia – Kosova

ora 20:45 | Zvicra – Rumania, Izraeli – Andorra

9 shtator 2023


ora 20:45 | Kosova – Zvicra

ora 18:00 | Andorra – Bjellorusia

ora 20:45 | Rumania – Izraeli

12 shtator 2023

ora 20:45 | Rumania – Kosova

ora 20:45 | Izraeli – Bjellorusia, Zvicra – Andorra

12 tetor 2023

ora 20:45 | Andorra – Kosova

ora 20:45 | Bjellorusia – Rumania, Izraeli – Zvicra

15 tetor 2023

ora 20:45 | Kosova – Izraeli

ora 18:00 | Zvicra – Bjellorusia

ora 20:45 | Rumania – Andorra

18 nëntor 2023

ora 20:45 | Zvicra – Kosova

ora 18:00 | Bjellorusia – Andorra

ora 20:45 | Izraeli – Rumania

21 nëntor 2023

ora 20:45 | Kosova – Bjellorusia

ora 20:45 | Rumania – Zvicra, Andorra – Izraeli

Lexo edhe

Video