Opozita kritikon Bislimin: Me kushtëzime nuk komunikohet me aleatë

Opozita kritikon Bislimin: Me kushtëzime nuk komunikohet me aleatë

Dy partitë opozitare, PDK dhe AAK, po e shohin të gabuar kushtëzimin e shpalljes së zgjedhjeve të reja në veri me heqjen e masave ndëshkuese të BE-së. Sipas tyre, kjo qasje e eksponentëve të qeverisë ndaj aleatëve ndërkombëtarë është e gabuar.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kjo qeveri nuk mund t’i heq sanksionet vendit, andaj duhet të shkohet në zgjedhje të reja.

Kritik për qasjen e qeverisë në raport me situatën në veri dhe dialogun u shpreh edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai tha se kushtëzimet e tilla ndaj BE-së e kthejnë prapa Kosovën.


Por në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se para shpalljes së zgjedhjeve të reja në veri duhet të krijohet kushtet në teren, po ashtu edhe forma sesi vlerësohet Kosova nga BE-ja.

Ajo e konsideroi emergjente që BE-ja të rishikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, megjithëse tha se ato momentalisht s’kanë efekt real.

Këto komente ata i bënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të pyetur nga gazetarët.

Dje në një  takim me gazetarë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se Kosova nuk duhet t’i shpallë zgjedhjet në veri pa u larguar masat ndëshkuese të BE-së.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video