Operacioni pro-rus po vazhdon, shënjestrohen ueb-faqet e mediave perëndimore

Operacioni pro-rus po vazhdon, shënjestrohen ueb-faqet e mediave perëndimore

Ueb-faqet e disa mediave perëndimore kanë qenë në shënjestër të një operacioni pro-rus, që përdor seksionet për komente të ueb-faqeve për të shtrembëruar opinionin publik, tregon një hulumtim i kryer në Britani.

Hulumtimi i Institutit të Kërkimeve të Krimit dhe Sigurisë në Universitetin Cardiff thotë se artikujt e mediave perëndimore kanë marrë shpesh komente në mbështetje të interesave ruse.

Këto komente pastaj janë shpërndarë në mediat në gjuhën ruse dhe janë përdorur si bazë për artikujt, që sugjeronin miratimin e publikut perëndimor për politikat e Kremlinit.

Operacioni, i cili, sipas studiuesve, është në vazhdim e sipër, ka pasur në shënjestër 32 media në 16 vende, përfshirë Washington Post dhe Fox News në Shtetet e Bashkuara dhe Daily Mail, Daily Express dhe The Times në Britani.

Ueb-faqet e tjera të shënjestruara përfshijnë: Le Figaro në Francë, Der Spiegel dhe Die Welt në Gjermani dhe La Stampa në Itali.

Taktika është zbuluar këtë vit, por besohet se ka nisur së paku në vitin 2018 dhe se, së voni, është përqendruar në tërheqjen e Perëndimit nga Afganistani.


Microsoft është zotuar se do të shpenzojë 20 miliardë dollarë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, për të forcuar sigurinë kibernetike.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rusinë për përdorimin e mediave sociale për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016 dhe 2020.

Sipas SHBA-së, hakerët rusë janë fajtorë edhe për një seri sulmesh kibernetike, të kryera kohëve të fundit.

Por, Rusia vazhdimisht e ka mohuar përfshirjen në operacionet e keqinformimit dhe në sulme kibernetike.

Burrë e grua sulmojnë njëri tjetrin, pësojnë lëndime trupore

Rr. 12 Qershori, Ferizaj, 05.09.2021 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij femër kosovar ku dhe kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin, që të dy kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe

Video