Operacioni doganor ndërkombëtar “Kladius" parandaloi kontrabandën me duhan
Siguri
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë një rast të tentim kontrabandës me duhan përmes automjetit të udhëtareve që vinte nga Shqipëria.

Dogana njofton se kuadër të operacionit ndërkombëtar  “KLADIUS” ku janë duke marr pjesë Doganat e Ballkanit perëndimor ka gjetur rezultatet e para në luftën kundër kontrabandës.

“Sot njësit e Doganës pjesëmarrëse në operacion  kanë ndaluar një automjet që vinte nga Republika e Shqipërisë ku gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e duhanit e përpunuar e fshehur në automjetin e udhëtareve e cila gjithashtu ishe e gatshme për shitje të mëtejme. Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.   

Sipas këtij njoftimi operacioni  “KLADIUS” fokusohet në parandalimin e lëvizjeve të mallrave të paligjshme nëpërmjet rrugëve brenda Ballkanit Perëndimor përmes intensifikimit të kontrolleve në pikat e kalimit me rrezik të lartë në të gjithë rajonin si dhe shkëmbimit e informacionit në kohë reale ndërmjet administratave doganore.  

“Ky operacion ndërkombëtar do të zgjat rreth 5 ditë dhe Dogana e Kosovës arriti rezultatet e para”, thuhet në njoftim.   

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024