Opera e Kosovës organizon dy aktivitete për nder të Ditës së Pavarësisë
Lexohet për: 1 min.
opera
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Opera e Kosovës ka organizuar dy aktivitete të ndryshme në të njëjtën ditë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Meriton Ferizi ka bërë të ditur se të enjten, 9 shkurt, do të  promovohet monografia e këngëtarit operistik (Baritonit) Ramiz Kovaçi me autoret: Ramona Tullumani dhe Rajna Kovaçi.

Po të enjten do të mbahet Koncert Solemn me solistë pjesëmarrës nga të gjitha trevat Shqiptare.

Pjesëmarrës do të jenë: Zana Abazi Ramadani, Liridon A. Sadriu, Denik F. Prizreni, Ramona Tullumani, Sokol Hidersha, Besarta Murtezani, Jetmir Rexhepi, Gjylie Pelingu, Shkodran Aliu, Gentian Aliu, Fjorda Veizaj, Melos Buza.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025