Ordinanca Laboratorike “Olive” ishte në mesin e të ftuarve në shënimin e 7-vjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Përfaqësuesi i kësaj kompanie ndau shpërblimin për shenjëtarin Drilon Ibrahimi i cili verën e kaluar ishte pjesë e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

“Olive” është qendra më e madhe diagnostike në Kosovë e cila ofron shërbime të ndryshme mjekësore dhe është e pajisur me aparaturat më të sofistikuara.
Ndryshe, përveç shpërblimeve për sportistët olimpik, në këtë u ndanë edhe 22 bursa për sportistë të rinj të cilët do të mbështeten deri në vitin 2024 kur do të zhvillohen Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
