Olaf Scholz nesër merr detyrën e kancelarit – këta janë emrat që do ta përbëjnë qeverinë e re gjermane

Olaf Scholz nesër merr detyrën e kancelarit – këta janë emrat që do ta përbëjnë qeverinë e re gjermane

Pas 16 vjet qeverisje të Angela Merkelit, Gjermania do të ketë një kancelar të ri të mërkurën.

Pas disa javësh negociata të vështira, koalicioni ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni dhe presidenti i SPD-së, Olaf Scholz do të bëjë zyrtarisht betimin nesër si kancelar i ri.

Edhe pse liderët e koalicionit të ri të SPD, FDP dhe Të Gjelbërve ranë dakord për planin e punës së qeverisë së re disa javë më parë, hyrja përfundimtare në pushtet dhe marrëveshja e koalicionit duhej të miratohej nga anëtarët e partisë sipas rregullave.

Në kongreset e jashtëzakonshme të SPD dhe FDP të shtunën dhe të dielën, zyrtarët e partisë votuan për marrjen e pushtetit dhe të hënën i njëjti vendim u mor nga më shumë se 100.000 Të Gjelbrit, të cilët votuan pro bashkimit me këto parti në koalicionin e shpallur qeverinë në një votim dhjetëditor.

Pasi anëtarët miratuan formimin e qeverisë, krerët e partisë Christian Lindner (FDP), Olaf Scholz (SPD) dhe Robert Habeck (Të Gjelbërit) nënshkruan sot një marrëveshje përfundimtare, duke krijuar të gjitha parakushtet për formimin e një qeverie të kryesuar nga Olaf Scholz.

Përveç kancelarit Olaf Scholz, qeveria e re gjermane do të përbëhet nga 17 ministra të tjerë, një pozicion më shumë se sa ishte rasti në qeverinë e drejtuar nga Merkel.

Sipas marrëveshjes së partnerëve të koalicionit, sipas planit, SPD-ja përveç postit të kancelarit duhet të marrë edhe shtatë poste ministrore.

Sipas informacioneve zyrtare, SPD do të merr Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, e cila do të menaxhohet nga Hubertus Heil, Ministria e Shëndetësisë, e cila do t’i përkasë Karl Lauterbach, i cili nga mediat gjermane cilësohet si një politikan i pakëndshëm dhe epidemiolog i aftë.

Partia Socialdemokrate do të marrë gjithashtu një portofol të rëndësishëm në formën e Ministrisë së Mbrojtjes, me në krye Christine Lambrecht. Ajo ka shërbyer edhe si ministre në kohën e qeverisjes Merkel dhe ka marrë pjesë në punë si ministre e Drejtësisë, por edhe si Ministre e Çështjeve Familjare.

Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik do ta merr Svenja Schulze, Ministrinë e Ndërtimit Klara Geywitz, ndërsa postin e shefes së zyrës dhe ministrit të çështjeve speciale Wolfgang Schmidt.


Kur bëhet fjalë për stafin e SPD-së, pozicioni më interesant është sigurisht Ministria e Brendshme, e cila do të menaxhohet nga Nancy Faeser – e para grua në histori që drejton këtë departament në Gjermani.

Partia e dytë më e madhe për sa i përket shpërndarjes së posteve në qeverinë e re gjermane është sigurisht Partia e Gjelbër, e cila do të merr drejtimin e pesë ministrive.

Ndoshta posti më i vlefshëm në këtë shpërndarje pushteti për Të Gjelbrit është Ministria e Jashtme, të cilën do ta marrë kryetarja e kësaj partie, Annalena Baerbock. Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë ministrin aktual dhe kreun e diplomacisë gjermane, Heik Maas (SPD).

Sa për ministritë e tjera, Të Gjelbrit do të menaxhojnë gjithashtu Ministrinë e Mbrojtjes së Klimës dhe Çështjeve Ekonomike. Ky pozicion do të përfshijë edhe presidentin e partisë Robert Habeck, i cili gjithashtu do të regjistrohet “në letër” si zëvendëskancelar Olaf Scholz.

Pozicioni rreth të cilit u thyen më shumë shtizat, brenda Partisë së Gjelbër, i referohet Ministrisë së Bujqësisë, e cila pas disa ditë negociatash brenda partisë i përkiste Cem Özdemir.

Ministria e Mjedisit, sipas informacioneve të fundit, duhet të jetë e Steffi Lemke, ndërsa Ministria e Familjes, Grave dhe Rinisë duhet të marrë në dorëzim Anna Spiegel.

Në fund, partia FDP do të merr katër poste ministrore jashtëzakonisht të rëndësishme. Ashtu siç ishte paralajmëruar në fillim të negociatave, FDP do të marrë Ministrinë e Financave në qeverinë e re dhe në këtë post do të jetë kryetari i kësaj partie, Christian Lindner.

Gjithashtu, sipas marrëveshjes së palëve, nëse do t’i ndodhin rrethana të paparashikuara kancelarit gjerman Olaf Scholz, por edhe zëvendësit të tij Robert Habeck, udhëheqjen e shtetit do ta merrte Christian Lindner.

Ministria e Drejtësisë do të merret nga avokati Marco Buschmann dhe Ministria e Transportit do t’i përkasë Volker Wissing, i cili është gjithashtu është me profesion jurist.

Përfundimisht FDP-ja do ta merr edhe Ministrinë e Arsimit dhe siç ishte paralajmëruar më herët nga kjo parti. Postin e ministres së Arsimit do ta marrë Bettina Stark-Watzinger.

Lexo edhe

Video