Oklahoma ekzekuton burrin për rolin në vrasjen e katërfishtë në 2005

Oklahoma ekzekuton burrin për rolin në vrasjen e katërfishtë në 2005

I burgosuri Gilbert Ray Postelle u ekzekutua dje me injeksion fatal në Oklahoma, SHBA, si dënim për pjesën e tij në vrasjen e katërfishtë në 2005.

Raporti thste se si vakt të fundit i dënuari me vdekje kishte ngrënë 20 krahë pule dhe tre racione patate të skuqura.

35 vjeçari kishte refuzuar të thoshte fjalët e fundit. Pas dhënies së injeksionit, një doktor hyri brenda dhomës në burgun shtetëror të Oklahoma dhe shpalli Postelle të pandërgjegjshëm në ora 10:06 të paradites, pasi e preku, e tundi pak e madje teksa dukej se tentoi t’i fliste.

Një dëshmitar tha për mediat se Postelle nuk rezistoi shumë fizikisht me frymëmarrjen dhe se vdekja e tij “ndodhi shpejt.”

Para ekzekutimit Postelle kishte porositur copat e pulës me një asortiment salcash të ndryshme, shkruante rrjeti vendas  The Oklahoman.


Kelli Milner, motra e një prej katër njerëzve të vrarë nga Postelle tha se ekzekutimi nuk zgjidhte asgjë për të.

“Familja jonë vijon të jetë në zi siç ka qenë për 17 vjet. Vdekja e tij më jep pak më shumë qetësi,” tha ajo për rrjetin Associated Press.

Postelle nuk ka mohuar pjesëmarjen e tij në vrasjet e 2005 të James Alderson, Terry Smith, Swindle e Amy Wright.

Por avokati i Postelle, Robert Nance, argumenton se klienti vuan nga paaftësi konjitive, braktisja nga e ëma në moshë të vogël dhe abuzimi me substancat prej moshës 12-vjeçare.

Prokurorët thanë se Postelle, vëllai i tij David Postelle, babai Brad Postelle dhe një burrë tjetër kryen vrasjet duke besuar se Swindle ishte përgjegjës për një aksident ku Brad Postelle mbeti i plagosur rëndë. Por prokurorët thanë se nuk kishte prova që Swindle të ishte i përfshirë.

Gilbert Postelle mori dy dënime me vdekje për vrasjet e Wright e Alderson pasi provat treguan se ishin qëlluar nga prapa teksa largoheshin me vrap për të shpëtuar.

Lexo edhe

Video