OKB: Vdekja nga uria kërcënon pothuajse një të katërtën e sudanezëve

OKB: Vdekja nga uria kërcënon pothuajse një të katërtën e sudanezëve

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar sot një paralajmërim mbi situatën humanitare në Sudan, duke thënë se pothuajse një e katërta e popullsisë së vendit po vdes nga uria për shkak të mungesës së burimeve financiare.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare njoftoi se nga qershori deri në shtator të këtij viti, 11.7 milionë sudanezë po përballen me urinë akute, gati dy milionë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Thellimi i krizës ushqimore në Sudan është shkaktuar kryesisht nga ekonomia e brishtë lokale, periudhat e zgjatura të thata dhe pakësimi i tokës së punueshme, njoftoi Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).


Situata shumë e vështirë humanitare në Sudan është gjithashtu rezultat i trazirave politike në të cilat ra vendi pas grushtit ushtarak të tetorit që i dha fund tranzicionit demokratik afatshkurtër pas gati tri dekadash represioni dhe izolimi ndërkombëtar gjatë sundimit të autokratit Omar al- Bashir.

Në vitin 2019, një kryengritje popullore e detyroi ushtrinë të rrëzonte al-Bashir dhe qeverinë e tij të mbështetur nga islamikët, por grusht-shteti gjithashtu prishi përpjekjet e mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar për të riparuar ekonominë e dëmtuar dhe për të dërguar miliarda dollarë ndihmë në Sudan.

Shumica e atyre që janë shumë të uritur janë në kryeqytetin Khartoum, rajonin e Darfurit dhe provincat e Kasala dhe Nilit të Bardhë, të cilat janë më të goditurat nga konfliktet dhe rënia ekonomike, sipas FAO-s.

Lexo edhe

Video