OKB pret rritjen e eksporteve të grurit nga Ukraina

OKB pret rritjen e eksporteve të grurit nga Ukraina

Organizata e Kombeve të Bashkuara pret që eksportet e grurit nga Ukraina të rriten në vijim,pas marrëveshjes së arritur në korrik mes Moskës dhe Kievit, deklaroi koordinatori i OKB-së për eksportet, Frederick Kenney.

“Deri më tani kemi autorizuar largimin nga portet ukrainase të 12 anijeve, që janë ngarkuar me më shumë se 370 mijë tonë grurë dhe produkte të tjera ushqimore”, shpjegoi Kenney.

”Pesë anije të tjera u inspektuan sot”, shtoi ai.

“Shumë anije të tjera janë ende në pritje të autorizimit përkatës për të lundruar drejt porteve ukrainase dhe presim rritjen e ndjeshme të aplikimeve për tranzit”, shtoi koordinatori i OKB-së.


Palët ndërluftuese, Ukraina dhe Rusia nënshkruan muajin e kaluar marrëveshje me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për eksportimin e produkteve bujqësore dhe plehrave kimikë nga tre porte ukrainase në Detin e Zi.

Së paku 12 anije janë larguar që atëherë nga portet e Chornomorsk, Odessas dhe Pivdennyit me më shumë se  37 mijë tonë ngarkesa.

Pas agresionit të saj kundër Ukrainës në fund të shkurtit të këtij viti, Rusia bllokoi portet ukrainase. Nga ana tjetër, Ukraina kishte minuar hyrjet e porteve të saj nga frika e pushtimit rus.

Kenney shtoi se deri tani nuk janë shënuar incidente të sigurisë së anijeve. /DPA/

Lexo edhe

Video