OKB po heton pretendimet se fëmijët ukrainas po birësohen në Rusi

OKB po heton pretendimet se fëmijët ukrainas po birësohen në Rusi

OKB-ja po heton dërgimin e supozuar të fëmijëve ukrainas në Rusi, ku thuhet se do t’u ofrohen për birësim familjeve ruse, tha sot komisionarja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Duke folur para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, Michelle Bachelet tha se shërbimet e saj po “hetonin pretendimet për dëbim të detyruar të fëmijëve nga Ukraina në Federatën Ruse”.

Sipas pretendimeve, disa fëmijë dyshohet se janë “rrëmbyer nga një jetimore për t’u ofruar për birësim në Rusi”, tha ajo.


Komisioni i Lartë për të Drejtat e Njeriut nuk mund të konfirmojë këto akuza apo numrin e fëmijëve në fjalë, shtoi ajo.

Në mars, OKB-ja tërhoqi vëmendjen për rrezikun e birësimit me forcë të fëmijëve ukrainas.

“Ne jemi të shqetësuar për synimet e supozuara të autoriteteve ruse për të lejuar zhvendosjen e fëmijëve ukrainas në familjet që jetojnë në Federatën Ruse, gjë që nuk duket se përfshin masat e bashkimit familjar apo respektimin e interesave më të mira të fëmijës”, tha ajo.

“Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër”, përfundoi ajo.

Lexo edhe

Video