OKB: Koreja Veriore financoi raketat me kriptovaluta të vjedhura

OKB: Koreja Veriore financoi raketat me kriptovaluta të vjedhura

Kriminelët kibernetikë të Koresë Veriore vodhën kriptovaluta me vlerë disa milionë dollarë për të financuar një program të armëve raketore, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Në periudhën midis 2020 dhe 2021, më shumë se 50 milionë para digjitale u vodhën në sulme kibernetike, zbuluan hetuesit, raporton BBC.

Sulmet e tilla janë një “burim i rëndësishëm të ardhurash” për programin bërthamor dhe balistik të Phenianit, shtoi OKB.


Gjetjet iu dorëzuan për herë të parë Komitetit të Sanksioneve të OKB-së të premten.

Sulmet kibernetike kanë synuar të paktën tre shkëmbime kriptovalutash në Amerikën Veriore, Evropë dhe Azi.

Raporti citon gjithashtu një studim të publikuar në janar nga kompania e sigurisë Cheynanalysis, e cila thotë se sulmuesit kibernetikë nga Koreja Veriore mund të kenë arritur të vjedhin deri në 400 milionë dollarë në kriptovaluta vitin e kaluar.

Lexo edhe

Video