OKB: Dështon sërish raundi i bisedimeve për Qipros

OKB: Dështon sërish raundi i bisedimeve për Qipros

Raundi i ri i bisedimeve, i ndërmjetësuar nga KB, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme në mosmarrëveshjen dekada të vjetër mbi ishullin e ndarë mesdhetar të Qipros, ka dështuar sërish.

“Takimet joformale që filluan të martën përfunduan sot pasi palët greke dhe qipriote turke nuk qenë në gjendje të gjenin mjaftueshëm gjuhë të përbashkët për të hapur negociatat zyrtare”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.


“Unë nuk heq dorë”, shtoi ai në Gjenevë, ku u zhvilluan diskutimet.

Kreu i OKB-së theksoi se synon të thërrasë një raund të ri bisedimesh joformale, që sërish do të përfshijë përfaqësues nga të gjitha palët./Atsh

Lexo edhe

Video