OKB: Deri në fund të shekullit, temperatura do të jetë 2.7 gradë më e lartë me objektivat ekzistues

OKB: Deri në fund të shekullit, temperatura do të jetë 2.7 gradë më e lartë me objektivat ekzistues

Sipas angazhimeve aktuale për të reduktuar emetimet e gazrave serrë, temperaturat globale do të rriten me 2.7 gradë Celsius deri në fund të shekullit, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar sot.

Në samitin e klimës COP26 që mbahet javën e ardhshme, liderët botërorë do të diskutojnë angazhime më ambicioze për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, me qëllimin për të kufizuar ngrohjen globale në dy gradë mbi nivelet para-industriale.

Përpara samitit dyjavor në Glasgou, i cili fillon të dielën, Organizata Botërore Meteorologjike njoftoi se përqendrimi i gazeve serrë arriti vlera rekord vitin e kaluar dhe se bota është larg kufijve të ngrohjes globale.

Raporti vjetor i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), i cili mat hendekun midis emetimeve të pritshme dhe emetimeve të rënë dakord nga Marrëveshja e Parisit 2015, thekson se premtimet e reja për emetimet e parashikuara për 2030 janë reduktuar me 7.5% shtesë në krahasim me angazhimet e mëparshme.

Nëse trendi vazhdon deri në fund të shekullit, temperatura globale do të rritet me 2.7 gradë, që është pak më pak se tri gradë nga parashikimi i UNEP-it të vitit të kaluar.

Nevojitet një reduktim prej 30% në emetimet e gazrave serrë për të kufizuar ngrohjen në dy gradë, si dhe një reduktim prej 55% për të kufizuar ngrohjen në 1.5 gradë.


Vendet e G20-së, përgjegjëse për 80% të emetimeve globale, nuk do të përmbushin objektivat e vitit 2030 sipas treguesve aktualë.

“Nëse nuk do të ketë ulje të konsiderueshme të emetimeve në dekadën e ardhshme, ne do të humbasim përgjithmonë mundësinë për të arritur 1.5 gradë”, u tha mediave sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Është absolutisht e nevojshme që të gjitha vendet e G20 të angazhohen për një reduktim 1.5 gradë para ose në Glasgou,” shtoi ai.

Të dhënat më të fundit të OKB-së tregojnë se 143 vende, të cilat përbëjnë rreth 57% të emetimeve globale, kanë paraqitur plane të reja ose të përditësuara për reduktimin e emetimeve përpara samitit COP26, i cili do të çonte në një reduktim prej 9% të emetimeve të këtyre vendeve deri 2030, krahasuar me vitin 2010.

Nëse merren së bashku të gjitha premtimet e 192 vendeve sipas Marrëveshjes së Parisit, emetimet globale pritet të rriten me rreth 16% deri në vitin 2030 në krahasim me vitin 2010, gjë që do të çonte në një ngrohje me rreth 2.7 gradë.

Kina dhe India, së bashku përgjegjëse për rreth 30% të emetimeve globale, nuk janë zotuar ende për reduktime të mëtejshme të emetimeve të gazeve serrë.

Lexo edhe

Video

error: