OKB: 10 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë

OKB: 10 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë

10 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, tha sot komisionari i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.


“Ndër përgjegjësitë e atyre që bëjnë luftë, kudo në botë, është vuajtja që u shkaktohet civilëve që detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre. Lufta në Ukrainë është aq shkatërruese sa 10 milionë janë larguar – ose të zhvendosur brenda vendit, ose si refugjatë jashtë vendit”, shkroi Grandi në Twitter.

Sipas shifrave të ofruara nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të premten, 6.48 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit që nga 16 marsi.

Lexo edhe

Video