Ofron lajme të shumta rreth futbollit, Di Marzio lëshon një njoftim të hidhur

Ofron lajme të shumta rreth futbollit, Di Marzio lëshon një njoftim të hidhur

Ai është njëri nga gazetarët më të besueshëm dhe më kredibil që ofron lajme në baza ditore mbi zhvillimet dhe futbollit evropian, e sidomos lajmet që kanë të bëjnë me lëvizjet e lojtarëve nga njëra skuadër tek tjetra gjatë afateve kalimtare.

Fjala është për Gianluca Di Marzion i cili sot ka njoftuar se i ka vdekur babai dhe që tashmë është bërë edhe varrimi i tij, përcjellë KosovaPress.

Në këtë ditë aspak të lehtë për të, ishin të shumtë njerëzit që i qëndruan afër dhe ishin për homazhe në ceremoninë e varrimit.


Për këtë, Di Marzio ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan afër dhe i kanë shkruar për ta ngushëlluar. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Di Marzio ka thënë se nuk do t’i harrojë kurrë pamjet dhe se si njerëzit kishin dëshirë ta ndajnë dhimbjen bashkë me atë për humbjen e babait.

“Dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata që erdhën sot për të përshëndetur babin, por edhe të gjithë ju që më shkruat dhe më bëtë të ndjej afërsinë tuaj. Nuk do t’i harroj pamjet dhe fjalët e ditës së sotme, mënyrën se si shumë prej jush dëshironin t’i bënin homazhe atij”

“Ishte vërtetë emocionuse të shikojë afeksionin tuaj ndaj tij, nga miqtë e përjetshëm në të gjithë botën e futbollit, nga tifozët e skuadrave që ai ka pasur nderin të trajnojë në karrierën e tij të gjatë tek ju që më ndiqni çdo dite në Instagram, Twitter dhe Facebook. Unë dhe e gjithë familja ime ju jemi mirënjohës”, ka shkrua Di Marzio.

Lexo edhe

Video