OEK: Shkalla e lartë e rrezikut politik, pasiguri për bizneset

Tri barrierat kryesore në vend për bizneset mbeten, konkurrenca e padrejtë në vend që është renditur në mesin e top barrierave të raportuara në shkallën 37%, pasuar nga kamatat e larta në shkallën 36% dhe ekonomia informale me 33 përqind.

Kështu tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili shtoi se për çështjen e taksës 100 përqind, OEK përkrah çdo vendim qeveritar që është në interes të vendit.

Rukiqi tha se së bashku me Qeverinë duhet të identifikohen çështjet, siç tha ai, që janë të hapura me Serbinë, jo politike, por për barrierat jotarifore që e pengojnë eksportin e produkteve të Kosovës drejt Serbisë, si dhe për shfrytëzimin transit për shumë kompani.

Kreu i OEK gjatë shpalosjes së indikatorit të klimës së të bërit biznes, në një konferencë për media, tha se korrupsioni dhe nepotizmi janë në nivele shqetësuese, sipas të cilit po krijohet burokraci në vend dhe pabarazia. Ndërsa, shtoi se rritja ekonomike mbetet e varur nga investimet publike dhe nga remitencat.

Rukiqi tha se edhe pas 12 vjet pavarësi, mbeten mjaft sfida për vendin, siç është shkalla e lartë e rrezikut politik dhe shkalla e lartë e pasigurisë juridike, për çka kërkoi masa urgjente për formimin e gjykatës komerciale.

Sipas tij, Kosova është ndër vendet më të ulëta të ndërmarrësisë në botë, ndërsa shtoi se eksporti rrallë tejkalon 350 milionë euro, që është shumë pak.

Rukiqi tha se Kosova ende ballafaqohet me vendime populliste që po ndikojnë negativisht tek bizneset.


Ai tha se rreth 10 milionë euro mund të shkojnë dëmet nga vendimet komunale për pushimin e aktiviteteve ditën e diel.

 

 

 

 

 

Lexo edhe

Video

error: