OEK pret nga Qeveria Kurti të ketë prioritet zhvillimin ekonomik

OEK pret nga Qeveria Kurti të ketë prioritet zhvillimin ekonomik

Qeveria e re e Kosovës duhet të ketë prioritet zhvillimin ekonomik dhe ofrimin e vendeve të reja të punës të qëndrueshme për qytetarët e vendit.

Kështu u tha në takimin e Odës Ekonomike të Kosovës me Doganën, Administratën Tatimore dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Berat Rukiqi, kryetar i Odës ekonomike të Kosovës, tha se presin nga qeveria e re që të ketë vërtet prioritet zhvillimin ekonomik.


Bahri Berisha, i cili udhëheq Doganën e Kosovës, tha se janë duke rishikuar udhëzimet administrative, me qëllim që të ketë sa më lehtësira për bizneset.

Valdet Gjinovci nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, tha se përveç kontrollit të ushqimeve, u zotua se kanë punuar për lehtësira të bizneseve për import.

Ai ka inkurajuar të gjitha shoqatat e pranishme që të adresojnë kërkesat e tyre me qëllim të zgjidhjes së problemeve. Ndërsa, zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Nijazi Asllani tha se gjatë vitit 2019 ka pasur rezultate më të mira për 10 për qind të të hyrave.

“Këto të hyra kanë ardhur si rezultat i zvogëlimit të hendekut tatimor. Falë bashkëpunimit që kemi ne sot të hyrat në ATK janë mbi 90 për qind vullnetare”, u shpreh ai.

Lexo edhe

Video