OEAK: Promovimi i ndërrmarrësisë në moshat e hershme ndikon në rritjen e potencialit të ndërrmarrësve të rinj

OEAK: Promovimi i ndërrmarrësisë në moshat e hershme ndikon në rritjen e potencialit të ndërrmarrësve të rinj

Përfshirja e arsimit dhe shkollave profesionale ishte temë diskutimi që u bë në kuadër të javës globale të ndërmarrësisë e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK).

Temë kjo për të cilën ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci e quajti të rëndësishme.

Në komunikatën nga OEAK thuhet se ministrja Nagavci ka thënë se gjatë kësaj jave shkëmbehen storiet e suksesit dhe sfidat e ndërmarrësve të rinj, duke ftuar kështu të gjithë akterët relevant që së bashku të mbështesin këta ndërrmarrës. Ministrja Nagavci theksoi se edukimi në ndërrmarrësi sjell përfitime të shumta dhe për këtë arsye janë të rëndësishme aftësitë e mësuara nga nxënësit përmes kurrikulës që të sjellin dobi në karrierën e tyre dhe të jenë të inkurajuar të përcaktojnë karrierën e tyre.


Andina Vllahiu Kelmendi, Menaxhere e Politikave dhe Komunikimit në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë u shpreh se Java Globale e Ndërrmarrësisë është mundësi e jashtëzakonshme që të diskutohet për elementet e ekosistemit të ndërrmarrësisë, e ku edukimi është element i rëndësishëm, prandaj Oda Ekonomike Amerikane beson se nëpërmjet edukimit, ndërrmarrësit e rinj pajisen me njohuri për sigurimin e burimeve, por edhe rritjen e shkathtësive inovative dhe kreative.

Diellza Gashi, Ligjëruese e lëndëve të Menaxhmentit nga Universiteti Amerikan në Kosovë përmendi revolucionin në arsim, sa i përket fushës së ndërrmarrësisë, ndërrimin e mendësisë së edukimit tradicional nëpër shkolla dhe se të rinjtë të shihen si kompetent në zgjidhjen e problemeve. Ajo theksoi rëndësinë e fillimit të hershëm në fushën e ndërrmarrësisë dhe inkurajoi të rinjtë të jenë sa më shumë prezent në aktivitete dhe trajnime të ndryshme.

Menaxherja e Programit ASSET, Qendra e Edukimit të Kosovës, Luljeta Demjaha Belegu ndau më shumë informacione rreth projektit të financuar nga USAID, ku u shpreh se fokusi i këtij projekti ishte të ndihmojnë reformën e arsimit, ku të gjithë mësimdhënësit janë të trajnuar. Për më tepër, nxënësit kanë përfituar njohuri të ndryshme rreth planit të bizneseve, se si analizohet tregu, e në fund ata nxënës kanë dalë me firmë virtuale të menduar nga vetë ata.

Lexo edhe

Video

error: