Drejtori i Institutit për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, Agim Musliu, ka publikuar një video ku tregohet se si serbët e Kosovës lartësojnë Rusinë.
Në këtë video, shfaqen pamjet se si nga Manastiri i Draganacit që gjendet në Kosovë, serbët me këngë çetnike, bëjnë thirrje për pushtimin e Kosovës.
Grafitët “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” janë shfaqur në fund të korrikut në disa lokacione në Beograd, ku nën këtë mesazh është vizatuar flamuri i Serbisë dhe ai i Rusisë.
Jo vetëm në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë, por edhe në Rusi ishin shfaqur këto grafite luftënxitëse.
“Muller është udhëheqës i organizatës ‘Europäische Solidaritätsfront für Kosovo’, e njohur zyrtarisht për veprimtari humanitare që në Gjermani dhe vendet gjermanofolëse merret me ndikim politik, kundër demokracisë liberale perëndimore dhe NATO-s dhe SHBA-së. Muller u konvertua në Kishën Ortodokse Serbe në vitin 2016”, thuhet në përshkrimin e institutit.
Aty thuhet se aktiviteti më i madh i Mullerit në mediat sociale është propaganda anti-NATO dhe pro-serbe.