OBSH, thirrje qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm, por mos krijoni panik për Omicron

OBSH, thirrje qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm, por mos krijoni panik për Omicron

Një prej emrave më të rëndësishëm të shkencës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Sumya Swaminathan deklaroi këtë të premte se versioni i ri Covid-19 po shfaqet shumë ngjitës dhe qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm. por jo të udhëhiqen nga paniku.

OBSH i ka bërë thirrje vendeve të rrisin kapacitetet e kujdesit shëndetësor dhe të vaksinojnë sa më shumë popullsinë e tyre si e vetmja mundësi për të luftuar shtimin e madh të numrit të të infektuarve me Covid-19, i përshpejtuar akoma edhe më shumë nga mutacioni i ri Omicron.

“Deri në ç’masë mund të jemi të shqetësuar? Duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, të mos krijojmë panik sepse gjendemi në një situatë krejt ndryshe nga një vit më parë”, tha Swaminathan në një intervistë për Reuters Next.

Pavarësisht se shfaqja e mutacionit të ri Omicron është diçka që nuk e dëshironte askush, bota tashmë është më e përgatitur për shkak edhe të zhvillimit të vaksinave që nga fillimi i pandemisë Covid-19.


Mutacioni i ri mbetet ende i panjohur plotësisht nga shkencëtarët, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut muajin e kaluar dhe tani mendohet se është përhapur në më shumë se 20 vende. Shumë shtete në Europë po luftonin me variantin Delta, përpara se të shfaqej versioni i ri Omicron.

“Ne duhet të presim, shpresojmë të jetë më i butë, por është ende shumë herët për të dalë në një konkluzion të përgjithshëm”, tha Swaminathan.

“Delta përbën 99 për qind të infeksioneve në botë. Ky virus duhet të jetë më ngjitës dhe shpërndahet më shpejt”.

Sipas saj, versioni Omicron po infekton tre herë më shumë se më parë në Afrikën e Jugut. Megjithatë, thekson ajo, vaksinat duket se po luajnë një rol përballë mutacionit të ri.

Video

error: