OBSH: Rreth 115.000 punonjës shëndetësorë vdiqën nga COVID që nga fillimi i epidemisë

OBSH: Rreth 115.000 punonjës shëndetësorë vdiqën nga COVID që nga fillimi i epidemisë

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi sot në një konferencë për shtyp se nga shkurti 2020 deri në maj të këtij viti, rreth 115.000 punonjës shëndetësorë  kanë vdekur nga koronavirusi.

OBSH shton se është jashtëzakonisht e rëndësishme që profesionistët shëndetësorë të kenë përparësi gjatë vaksinimit.


“Themeli i çdo sistemi të kujdesit shëndetësor përbëhet nga punonjësit e tij. COVID-19 na ka treguar se sa mbështetemi tek ata dhe sa të prekshëm jemi kur ata që mbrojnë shëndetin tonë nuk mbrohen,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, udhëheqës i OBSH-së.

“Sipas të dhënave nga 119 vende, mesatarisht dy në pesë punonjës shëndetësorë janë të vaksinuar plotësisht në nivel global. Por sigurisht, kjo është një mesatare dhe nuk tregon dallime të mëdha midis rajoneve dhe grupeve ekonomike. Në Afrikë, 1 në 10 punonjës shëndetësorë është plotësisht të vaksinuar, ndërsa në shumicën e vendeve me të ardhura të larta më shumë se 80% e tyre janë të vaksinuar, ”tha Ghebreyesus.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të sigurojnë prioritet për të gjithë profesionistët shëndetësorë gjatë vaksinimit, së bashku me grupet e tjera të rrezikut”, shtoi ai.

Lexo edhe

Video

error: