OBSh paralajmëron vendet të mos vonojnë rivendosjen e kufizimeve

OBSh paralajmëron vendet të mos vonojnë rivendosjen e kufizimeve

​Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar vendet me numër në rritje të rasteve të koronavirusit që të mos jenë shumë vonë me masat shtrënguese të mbrojtjes.

“Veprimet e mëparshme mund të zbatohen, potencialisht duhet të ndërmerren më pak veprime,” deklaroi nga Gjeneva ekspertja e OBSH për Covid-19, Maria van Kerkhove.

Ajo vuri në dukje se varianti Delta i virusit që qarkullon tani është shumë më ngjitës se variantet e mëparshme.


‘’Disa vende janë në një situatë të vështirë dhe duhet të zbatojnë masa “shumë të rrepta”, theksoi drejtori i urgjencave shëndetësore të OBSH-së, Mike Ryan, raporton ATSh.

OBSH, si zakonisht, nuk ka përmendur ndonjë vend të caktuar ose nuk ka komentuar veprimet e ndonjë qeverie specifike.

Masat e cituara përfshijnë përdorimin e gjerë të maskave, hapësirën, ajrosjen e mirë të hapësirave të brendshme, shmangien e turmave në hapësira të mbyllura dhe punën nga shtëpia aty ku është e mundur. 

Lexo edhe

Video