OBSH mban bisedime të reja mbi statusin e urgjencës së koronavirusit

OBSH mban bisedime të reja mbi statusin e urgjencës së koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), do të thërrasë përsëri komitetin e saj të urgjencës, për të vendosur nëse do të shpallë alarmin e lartë shëndetësor të OKB-së, për shpërthimin e koronavirusit në Kinë.


Komiteti, i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë të sëmundjeve infektive, zbuloi javën e kaluar se shpërthimi nuk përbënte ende urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”.

OBSH deklaroi se rezultati i takimit do të shpallet të enjten në orën 07:30 në Gjenevë./ATSH/

Lexo edhe

Video