OBSH jep rekomandime se si të mbrohemi në këto ditë të nxehta

OBSH jep rekomandime se si të mbrohemi në këto ditë të nxehta

Kjo javë është parashikuar se do të jetë me temperatura ekstreme. Madje në disa shtete sikundër në Britani të Madhe për herë të parë termometri do të regjistrojë mbi 40 gradë Celsius. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar disa këshilla sesi mund ta përballojmë këtë mot ekstremisht të nxehtë.

Qëndroni në dhomën më të freskët në shtëpi, veçanërisht gjatë natës.

Shpenzoni 2-3 orë në ditë në një vend të freskët, në një ndërtesë me ajër të kondicioniuar.


Shmangni daljet në orët më të nxehta të ditës.

Nëse mundeni, shmangni aktivitetin e rëndë fizik ose zgjidhni orët të më fresktëa nga ora 04:00 deri në 07:00 të mëngjesit.

Qëndroni në hije.

Mos i lini fëmijët ose kafshët në automjete të parkuara.

Gjatë këtyre ditëve të nxehta mos harroni se duhet të pini shumë lëngje, kryesisht ujë e qëndroni larg pijeve alkoolike.

Lexo edhe

Video