OBSH është e shqetësuar për rritjen e numrit të personave të infektuar me virusin korona në Kinë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar për rritjen e numrit të personave të infektuar me virusin korona në Kinë, tha sot drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke i bërë thirrje sërish Pekinit të japë të dhëna të shpejta dhe të rregullta për shtrimet në spital dhe vdekjet në Kinë.

"Ne vazhdojmë t'i kërkojmë Kinës të dhëna më të shpejta, më të rregullta dhe më të besueshme për shtrimet në spital dhe vdekjet, si dhe sekuenca të tjera gjithëpërfshirëse në kohë reale të virusit," tha ai në një konferencë shtypi.

Tedros vuri në dukje se OBSH është e shqetësuar për rrezikun për jetën në Kinë dhe përsëriti rëndësinë e vaksinimit, duke përfshirë marrjen e një doze përforcuese për të mbrojtur nga shtrimi në spital, sëmundje të rënda dhe vdekje.

OBSH deklaroi më herët sot se në Kinë, nënvariantet më të zakonshme të Omicron janë BA.5.2 dhe BF.7, të cilat së bashku përbëjnë 97.5 për qind të të gjitha infeksioneve lokale.

Të dhënat bazohen në një analizë të më shumë se 2000 gjenomeve nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha OBSH.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024