OBSh: Asnjë rast me fatalitet që lidhet me Omicron

OBSh: Asnjë rast me fatalitet që lidhet me Omicron

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh)  nuk ka informacion për momentin për ndonjë vdekje që lidhjet me variantin e ri Omicron të COVID-19.  

Gjatë konferencës së zakonshme të shtypit të OBSh-së, Christian Lindmeier tha se më shumë informacione pritet të vijnë, ndërkohë që vendet kryejnë verifikime të mëtejshme, raporton atsh.


“Unë nuk kam parë ende ndonjë informacion që tregon vdekje të lidhura me Omicron. Më shumë informacione pritet të vijnë, ndërsa vendet po kryejnë verifikime të mëtejshme”, tha ai.

Sipas gjetjeve, Omicron është jashtëzakonisht ngjitës, por shkakton vetëm një sëmundje relativisht të lehtë te personat e vaksinuar.

Lexo edhe

Video

error: