Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Obiliqi përkujton e nderon 10 anëtarët e familjes Rama

Obiliqi përkujton e nderon 10 anëtarët e familjes Rama

Obiliqi sot ka përkujtuar 10 anëtarët e familjes Rama në mesin e tyre edhe fëmijë, të vrarë para 22 viteve nga forcat serbe.

Për t’i nderuar të rënët e familjes Rama, sot u vendosen kurora lulesh pranë përmendores në këtë qytet.

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dhjetë dëshmorëve të familjes Rama nga Obiliqi kanë bërë homazhe pranë lapidarit bashkëluftëtarë, qytetarë, deputetë dhe kryetari i  komunës së Obiliqit me bashkëpunëtorë.


Kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi tha se sot po nderojnë dhe kujtojnë jetën dhe veprën e familjes Rama që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Jemi këtu për të kujtuar që sakrifica e familjes Rama dhe shumë familjeve të tjera sollën lirinë të cilën ne sot po e gëzojmë”, tha Gashi.

Familjari i dëshmorëve Arben Rama ka rrëfyer për luftën që kanë bërë këta të rënë 22 vjet me parë forca të armatosura serbe.

Lexo edhe

Video

error: