Obiliqi kundërshton ngritjen e tarifave të energjisë, Gashi kërkon kuotë më të ulët

Obiliqi kundërshton ngritjen e tarifave të energjisë, Gashi kërkon kuotë më të ulët

Komuna e Obiliqit i është drejtuar institucioneve të nivelit qendror me kërkesë lidhur me zbatimin e Ligjit për Obiliqin dhe duke kërkuar kuotë më të ulët të energjisë për qytetarët e Obiliqit.

Kryetari i kësaj Komune, Xhafer Gashi, tha se kërkesa ka shkuar në Kuvendin e Kosovës, Qeveri dhe ZRrE për të trajtuar më me seriozitet Ligjin për Obiliqin.

Ai ka ofruar bashkëpunim të plotë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë për qytetarët e Obiliqit.


Postimi i plotë i Xhafer Gashit:

Me lejoni të ju njoftoj se në takimin e sotëm të mbajtur me ekzekutivin komunal, bazuar në Ligjin për Obiliqin dhe procedurave të tjera, kemi drejtuar shkresë institucioneve të nivelit qendror duke filluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Komisionit Parlamentar, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për të trajtuar me seriozitet Ligjin për Obiliqin dhe nenet që dalin nga ky ligj, për kuotën më të ultë të çmimit të energjisë elektrike dhe jo ngritjen e tarifave të energjisë.

Komuna e Obiliqit, institucion i vënë në shërbim të qytetarëve, është e gatshme të ofrojë bashkëpunim të plotë me institucionet relevante e përgjegjëse dhe mirëpret që kjo kërkesë të has në mirëkuptim dhe krijimin e zgjidhjes të shpejtë për qytetarët e Obiliqit.

Lexo edhe

Video