OAK takim me delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedoninë Veriore

OAK takim me delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedoninë Veriore

Njohja reciproke mes dy palëve, krijimi i kontakteve për mundësi të vazhdimit të bashkëpunimit reciprok, informimi rreth funksionimit të sistemit të drejtësisë në Maqedoninë Veriore kryesisht rreth asaj që afekton sektorin privat të ekonomisë, ishin temat e diskutimit të takimit të sotëm ndërmjet Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe një delegacioni nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë Veriore.

Kryetari i Bordit të OAK-ut Skënder Krasniqi theksoi se Maqedonia Veriore ka shënuar përparime sa i përket sistemit të drejtësisë dhe zgjidhjes së shpejtë të rasteve gjyqësore, praktikë kjo e cila duhet të ndiqet edhe nga vendet e tjera të rajonit.

Zëvendësministri i Drejtësisë i Maqedonisë Veriore Agim Nuhiu përshëndeti iniciativën e ndërmarr nga OAK për themelimin e linjës së komunikimit mes dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave në çështjet ekonomike.


Nuhiu potencoi faktin se këto dy shtete i lidhin shumë gjëra në aspektin ekonomik, ndërsa shtoi që Maqedonia Veriore i është përkushtuar forcimit të sistemit të drejtësisë.

Nga të dyja palët ky takim u vlerësua të jetë vetëm si fillim i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave të dyja vendeve fqinje.

Ndryshe, Maqedonia Veriore renditet e 17-ta në botë për sistemin e drejtësisë, ndërsa e pesta në Evropë dhe e para në rajon.

Lexo edhe

Video