Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

OAK shqyrton mundësitë e ndërlidhjes së studentëve me tregun e punës

OAK shqyrton mundësitë e ndërlidhjes së studentëve me tregun e punës

Shqyrtimi i mundësive të  bashkëpunimit, ndërlidhja e studentëve me tregun e punës, bashkëpunimi në hartimin e kurrikulave, kontributi në ndryshim-plotësimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative, krijimi i grupeve punuese me studentët lidhur me ligjet dhe udhëzimet, krijimi i ekspertizave ligjore ishin pikat kryesore të diskutimit në një takim sot ndërmjet OAK dhe Fakultetit Juridik.

Qëllimi i këtij takimi sipas Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) ishte diskutimi për gjëra praktike, të cilat duhet të ndryshohen dhe të përmirësohen, në mesin e të cilave përfshihen nevoja imediate për ndryshimin e infrastrukturës ligjore, ndryshimi i kurrikulave në universitet si dhe lidhja e studentëve me bizneset ku do të mund ta përvetësonin edhe pjesën praktike krahas asaj teorike.

Dekani i Fakultetit Juridik Avni Puka, falënderoi OAK-un për inicimin e këtij takimi duke potencuar se mundësitë e bashkëpunimit janë të mirëseardhura dhe se e vlerësojnë si iniciativë.


Ai theksoi se sheh mundësitë e bashkëpunimit  në disa pika ku në mesin e të cilave përmendi edhe ndërlidhjen e stafit dhe studentëve me tregun e punës, punimi i projekteve të përbashkëta, si dhe dërgimin e studentëve në praktika tek bizneset anëtare të OAK-së.

Tutje ai shtoi se si Fakulteti Juridik ka marrë iniciativë që të reduktojnë numrin e studentëve në nivelin bachelor dhe master, duke u fokusuar kështu në krijimin e kuadrove kualitative dhe që i nevojiten tregut të punës.

Në takim u diskutuan edhe ligjet që aktualisht paraqesin problem në të bërit biznes në vend e që kanë nevojë për ndryshime të menjëhershme në mesin e të cilave u përmendën Ligji i Punës, Ligji i Lehonisë, ai për Investime Strategjike, Ligji për Falimentim dhe Ligji për Gjykatën Komerciale.

Me këtë rast pro-dekania e Fakultetit Juridik Luljeta Plakolli, potencoi faktin se të gjitha ligjet kanë nevojë për një analizë të mirëfilltë, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: