OAK në komisionin për ekonomi, kërkon krijimin e Gjykatës Komerciale, dhe ndryshimin e Ligjit për investime

Gjykata Komerciale, Ligji për investitorë strategjik dhe oferta më e favorshme për të bërit biznes në vend është më se e domosdoshme për bizneset që do të për rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale në vend.

Këto ishin kërkesat gjatë takimit me Komisionin Parlamentar për Ekonomi Industri nga kryetari Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.

Kryetari i bordit të OAK, Krasniqi në këtë takim parlamentar, tha se ky bashkëpunim është i nevojshëm për ligje të favorshme dhe zbatimin e tyre për bërë biznes, kjo marrë parasysh gjendjen e rëndë si rezultat i pandemisë.

“Janë disa ligje të cilat kanë ngecur së zbatuari. Është e nevojshme të bëhet ndryshimi i Ligjit për investime, kurse ligji i kaluar për Investime Strategjike nuk pati sukses. Investitorë të huaj dhe vendor me miliarda euro synime për investime në Kosovë janë tërhequr, ndërsa me atë ligj vetëm dy-tre investitorë kanë marrë statusin investitorë strategjik”, tha Krasniqi.

Ai informoi deputetët se OAK ka një numër të madh të anëtarëve, biznese dhe OAK sipas tij, ka krijuar edhe Këshilla profesional për biznese në shumë fusha.


Kryetari i Komisionit Ferat Shala tha se në kuadër të këtij aktiviteti institucional kanë interesin të jenë afër komunitetit të biznesit në aktivitetet dhe planifikimin e punës së Komisionit.

“Gjithë këtë aktivitet po e bëjmë në kohën kur nuk kemi plan qeverisës. Andaj janë të mirëseardhura të gjitha kërkesat e juaja për inkorporimin e tyre në planin e punës parlamentare apo ligjvënëse. Konsideroj se në këtë vit pandemie na duhet një bashkëveprim për interesin e qytetarëve dhe bizneseve”, tha ai.

Deputeti nga AAK Pal Lekaj tha se Kuvendi duhet të marrë parasysh kërkesën e OAK për lirimin nga taksat për lirimin nga lënda e parë.

Qeveria me sloganin “Krejt dhe drejt”, duhet të bëj zgjidhje për kërkesat e bizneseve, veçanërisht në këtë kohë të pandemisë.

Komisioni sot takon edhe drejtues të Odës së Hotelerisë dhe shoqatën e Konsumatorit.

Lexo edhe

Video

error: