OAK: Mungesa e Ligjit për Tregti të Brendshme po pengon zhvillimin e bizneseve

OAK: Mungesa e Ligjit për Tregti të Brendshme po pengon zhvillimin e bizneseve

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkoi nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi që sa më shpejtë të fillon diskutimi për Ligjin për Tregti të Brendshme, pasi që mungesa e tij po paraqet shumë probleme në tregun vendor dhe po i dëmton bizneset vendore dhe të huaja, duke mos i orientuar se ku të investojnë.


Sipas OAK, Ligji për Tregti të Brendshme i cili ka rëndësi jetike dhe do të rregullonte shumë çështje sa i përket operimit në tregun e brendshëm, krijimin e ofertave për bizneset e interesuara për rritjen e investimeve të tyre duke stimuluar dhe ofruar pako konkrete çoftë për investitorët vendor ashtu edhe ata ndërkombëtar.

”Mungesa e këtij ligji po ndikon në hapje të bizneseve të panumërta të llojit të njëjtë brenda një distance shumë të vogël, me çka shteti po lejon dëmtimin e bizneseve dhe pamundësinë që të kenë biznes funksional. Sipas OAK – së vetëm në magjistralen Prishtinë – Komoran janë mbi 30 pompa të benzinës të hapura dhe vazhdojnë të hapen, ndërkohë që asnjë llogaritje nuk bëhet për dëmet që i shkaktohen biznesit aktual dhe biznesit të ri me rastin e lejimit të hapjes. Gjithashtu një shqetësim i madh është edhe rritja enorme e numrit të marketeve. Meqenëse qëllimi i këtij ligji është të rregullohen kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së tregtisë në tregun e brendshëm dhe si i tillë është i domosdoshëm, OAK kërkon që sa më shpejtë që të jetë e mundur të kemi Ligjin për Tregti të Brendshme si nevojë esenciale për mbrojtjen e bizneseve”, thuhet në komunikatën e OAK.

Lexo edhe

Video

error: