OAK mbështet ministren Hajdari: Në CEFTA si shtet dhe jo më përmes UNMIK-ut

OAK mbështet ministren Hajdari: Në CEFTA si shtet dhe jo më përmes UNMIK-ut

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka përshëndetur veprimin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, për dërgimin e shkresës në sekretariatin e CEFTA-së në mënyrë që Kosova të përfaqësohet si shtet e jo përmes UNMIK-ut.

OAK në një komunikatë për media ka potencuar se gjatë takimeve të realizuara ndër vite me përfaqësues të institucioneve të vendit, vazhdimisht ka kërkuar që Kosova në CEFTA të përfaqësohet si shtet me të drejta të plota dhe jo si UNMIK, siç është duke ndodhur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.


“Për më tepër, ne kemi nënshkruar këtë marrëveshje pa mbrojtje paraprake të asnjë produkti dhe është shumë e rëndësishme që Kosova përfundimisht të fillojë mbrojtjen e produkteve vendore dhe ç’do pengesë që i krijohet të veprojë me reciprocitet të plotë.

Ministrja Hajdari është e vetmja që deri më tani ka përkrahur këtë kërkesë dhe ka ndërmarr hap konkret për adresimin e kësaj çështje, e cila është për t’u përshëndetur dhe falënderon publikisht Ministren Hajdari për trajtimin e rastit të përfaqësimit të Kosovës në CEFTA, duke konsideruar që si shtet duhet të trajtohemi të barabartë me të gjitha vendet e tjera nënshkruese të kësaj marrëveshje”, thuhet në komunikatën e Odës së Afarizmit të Kosovës.

Lexo edhe

Video

error: