OAK: Konkurs për tri pozita
Lexohet për: 5 min.
1.OAK-2
2 vite më parë
Linku u kopjua

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), në bazë të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Neni 8, shpall:

Konkurs

  1. Zyrtar/e për komunikim me biznese
  2. Zyrtar/e financiar/e dhe administrativ/e dhe
  3. PR dhe Marketing;

Nëse jeni të interesuar për një ambient pune të ngrohtë dhe miqësor, jeni kreativ dhe bashkëpunues, jeni fleksibil në punë dhe i përshtateni natyrës së punës qoftë në mënyrë individuale apo grupore, atëherë ju inkurajojmë të aplikoni në tre (3) pozitat që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka hapur.

  • Zyrtar/e për komunikim me biznese

Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë:

  • Identifikon bizneset e reja potenciale për bashkëpunim;
  • Komunikon dhe viziton kompani të ndryshme duke përfshirë edhe klientët potencial, në zyre dhe në teren, në baza javore;
  • Ofrimi i kujdesit ndaj anëtarësisë së OAK-së;
  • Ofrimi i shërbimeve për OAK duke përdorur postën zyrtare, postën elektronike, hartim të dokumenteve për takime të ndryshme të organizuar nga dhe për OAK;
  • Analizon çështjet me interes biznesor;
  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e tyre;
  • Asistimi në zgjidhje të problemeve administrative dhe teknike të Odës;
  • Studimi i projekteve që ndihmojnë udhëheqësin/en për çështje të Odës;
  • Kryerja e detyrave të tjera të arsyeshme të cilat kërkohen nga mbikëqyrësi gjithnjë sipas rregullores dhe Ligjit në fuqi.

Kushtet që duhet të plotësohen nga kandidatët potencialë janë:

  • Diplomë Universiteti në lëmin e ekonomisë, politikave publike, drejtësisë, apo në lëmi tjetër relevante;
  • Përvojë pune në fushat relevante, preferohet shitje, marketing e të ngjashme;
  • Njohuri mbi të bërit biznes në Kosovë, çështjet ekonomike dhe politikat publike;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike e vlerësuese;
  • Shkathtësi të komunikimit dhe ndërveprimit interpersonal;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Njohuri të mira të MS Office;
  • Aftësi ndërpersonale dhe aftësi ekipore;
  • Aftësi për të punuar nën presion të kohës;
  • Aftësi organizative;
  • Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive;
  • Të jetë fleksibil dhe kreativ;
  • Të ketë patentë shofer Kategoria B;
  • Zyrtar/e financiar dhe administrativ

Disa ndër detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatit raporte të rregullta mbi pagesat dhe shpenzimet financiare;
  • Ndihmon dhe mbështetë procesin e përgatitjes së dokumenteve për anëtarët;
  • Ofrimi i shërbimeve për OAK duke përdorur postën zyrtare, postën elektronike, hartim të dokumenteve për takime të ndryshme të organizuar nga dhe për OAK;
  • Përgjigjet tek anëtarët në mënyrë efektive në kërkesat e tyre;
  • Harton planet dhe raportet mujore financiare në pajtim me mbikëqyrësin;
  • Proceson dhe regjistron të gjitha pagesat;
  • Mbanë evidencën e të hyrave dhe të dalave;
  • Përditëson informatat e anëtarëve të OAK-së;
  • Pranon, regjistron dhe arkivon në sistem të gjitha informatat, raporton në baza ditore në lidhje me marrëveshjet e reja dhe vazhdime të anëtarësisë;
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera në OAK;
  • Kryerja e detyrave të tjera të arsyeshme të cilat kërkohen nga mbikëqyrësi gjithnjë sipas rregullores dhe Ligjit në fuqi.

Kushtet që duhet të plotësohen nga kandidatët potencial janë:

  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik;
  • Njohuri të mira të MS Office;
  • Aftësi ndërpersonale dhe aftësi ekipore;
  • Aftësi për të punuar nën presion të kohës;
  • Aftësi organizative;
  • Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive;
  • Të jetë fleksibil dhe kreativ;
  • Shkathtësi të komunikimit dhe ndërveprimit interpersonal;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • PR dhe Marketing;

Disa ndër detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kujdeset për imazhin publik të Odës së Afarizmit të Kosovës;
  • Përgatit komunikatat për media dhe lajmet mbi aktivitetet e OAK-së;
  • Bashkëpunon me gazetarët dhe mediat;
  • Organizon konferencat për media;
  • Ofron këshilla për OAK-në rreth komunikimit me publikun;
  • Mirëmban web faqen e Odës dhe e përditëson atë;
  • Mirëmban rrjetet sociale të OAK-së;
  • Përgatit raporte për OAK-në;
  • Kryen të gjitha detyrat tjera me kërkesë të mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja e punës:

  • Diplomë Universiteti në lëmin e gazetarisë, ekonomisë apo në lëmi tjetër relevante;
  • Përvojë pune në fushat relevante, gazetari, marrëdhënie me publikun apo marketing;
  • Njohuri mbi të bërit biznes në Kosovë dhe politikat publike;
  • Etikë në punë dhe integritet i lartë;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, analitike dhe organizative;
  • Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive;
  • Të jetë fleksibil dhe kreativ;
  • Shkathtësi të punës në grup, nën presion kohor dhe në përputhje me kërkesat;
  • Të ketë njohuri në fushën e mediave dhe menaxhimit të rrjeteve sociale;
  • Njohuri të gjuhës angleze;

Kandidatët duhet të dorëzojnë të gjitha dëshmitë si në vijim:

  • CV-në;
  • Letrën e Motivimit;
  • Dëshminë e Kualifikimit Profesional;
  • Dëshminë mbi Përvojën e Punës;
  • Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune.
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale dhe
  • Kopjen e ID-së;

Ju lutemi që dokumentet tuaja t’i dërgoni vetëm në gjuhën shqipe, në e-mail adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është data 27.01.2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024