OAK kërkon eliminimin e barrierave “Joekzistente”

OAK kërkon eliminimin e barrierave “Joekzistente”

Shqetësimet që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka pranuar nga operatorët ekonomik lidhur me barrierat tregtare me të cilat po ballafaqohen gjatë eksportit të produkteve ushqimore po vështirëson eksportin e këtyre të fundit dhe një gjë e tillë nuk kërkohet në asnjë vend të Bashkimit Evropian, ishte tema kryesore që u diskutua mes përfaqësuesve të OAK-së, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Shqipëri dhe bizneseve me prezencën edhe të Ambasadorit të Kosovës në Tiranë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e mbështetjes dhe eleminimi i barrierave tregtare gjatë bashkëpunimit reciprok, duke përfshirë edhe kërkesat për dokumentacion që nuk është i domosdoshëm.

Gjithashtu u theksua që si pasojë e këtyre barrierave operatorët ekonomik po përballen jo vetëm me kosto financiare shtesë por edhe kohore me çka po e pamundësojnë eksportin në kohë të shpejtë tek konsumatori.

Zëvendës Ministrja Ermira Gjeçi theksoi që është shumë e rëndësishme që të trajtohen kërkesat e operatorëve ekonomik, duke unifikuar certifikatat dhe rishikuar procedurat në mënyrë që të lehtësohet më shumë shkëmbimi tregtar.


Gjatë këtij takimi Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë Naser Krasniqi,  theksoi që është shumë e rëndësishme që vendet tona të thjeshtësojnë sa më shumë procedurat dhe krijojnë lehtësira gjatë bashkëpunimit.

Kurse Drejtori në AKU Azbi Arapi tha se u njoftua nga OAK lidhur me gjendjen në terren, andaj në kohë sa më të shkurtër do të marrin masat e nevojshme. Z. Arapi theksoi se nga ana e AKU-së nuk kërkohet një dokument i tillë dhe në lidhje me këtë do të analizohet se pse po kërkohet një gjë e tillë nga ana e inspektorëve në Doganë. 

Ndërsa, nga përfaqësuesit e bizneseve Silca Group dhe Egi Group u kërkua që mos obligohen  të bëjnë analiza për secilën ngarkesë, meqenëse kjo po vështirëson eksportin e produkteve ushqimore dhe një gjë e tillë nuk kërkohet në asnjë vend të Bashkimit Evropian. Poashtu përfaqësuesit nga bizneset kërkuan që të largohet obligimi i bizneseve që kanë numër të madh të artikujve që për çdo lloj të produktit, edhe pse kanë përbërjen e njejtë por dallojnë në peshë t’i kërkohet raporti i analizave me vulë të njomë, e herë pas here edhe e noterizuar, duke theksuar që është një barrierë e madhe dhe po e vështirëson eksportin e produkteve të tyre. 

Në këtë takim morën pjesë Skënder Krasniqi- Kryetar i bordit, Diamant Elshani-Seketar i bordit, Hysni Zogaj- Anëtar i bordit, Nait Hasani – Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Qëndresa Ibrahimi- Koordinatore, Blinera Shkodra-Zyrtare Administrative, Naser Krasniqi – Drejtor Ekzekutiv në AUV, Lamir Thaçi – Zëdhënës i AUV dhe bizneset Artidon Gashi-Egi Group dhe Adnan Ibrahimi-Silca Group

Kurse nga pala tjetër të pranishëm ishin: Ermira Gjeçi – Zëvendësministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Gjergj Mati – Shef i kabinetit, Tana Kika-Shtylla – Drejtore e përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve, Armand Reveli – Drejtor i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Shqipëri, Luljeta Quko – Drejtore e Politikave dhe Programit për Siguri Ushqimore dhe Veterinari, si dhe Azbi Arapi – Drejtor i Menaxhimit të Riskut në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri.

Lexo edhe

Video

error: