OAK dhe OEMVP kërkojnë heqjen e testet për COVID-19 ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

OAK dhe OEMVP kërkojnë heqjen e testet për COVID-19 ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

Ndikimi i krizës së pandemisë së koronavirusit ka marrë përmasa të mëdha në nivel global.

Kjo krizë ka prekur veprimtarinë e bizneseve dhe njëkohësisht ka ndikim të madh si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë social.


Nisur nga kjo, Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të marrin vendime të cilat do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve si dhe të mundësojnë rrjedhën e pa ndalë të shkëmbimit tregtar, gjë e cila ndikon në zhvillimin e ekonomisë rajonale të të dy vendeve.

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) apelojnë te qeveritë e të dy shteteve që të shfuqizojnë vendimin për PCR test negativ të obligueshëm, në koordinim me ministritë dhe komisionet përkatëse në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i bashkëpunimit të pandërprerë rajonal, duke iu përmbajtur të gjitha masave për mbrojtje dhe parandalim të COVID-19.

“Duke marrë parasysh lidhjen dhe afërsinë tokësore të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, PCR testi negativ i obligueshëm i vendosur për hyrje në të dyja shtetet po paraqet një barrierë shtesë si për personat fizik, ashtu edhe për bizneset, sepse së pari goditet ekonomia e cila pëson humbje të mëdha nga ky vendim. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë vendosur teste me Shqipërinë dhe si e tillë konsiderojnë që nuk është e nevojshme të vendosen as ndërmjet njëra tjetrës”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video

error: