OAK adreson kërkesat e sektorit minerar te ministri Mustafa

OAK adreson kërkesat e sektorit minerar te ministri Mustafa

Ndryshimi i udhëzimeve administrative që kufizojnë marrjen e tokës në shfrytëzim me kohëzgjatje deri maksimumi 5 vjet dhe 5 ha, subvencionimi i produkteve në bazë të sasisë, krijimi i strategjisë afatmesme dhe afatgjate për sektorin e bujqësisë, aplikimi i granteve në agroturizëm dhe krijimi i investimeve strategjike ishin disa nga çështjet e diskutimit në takimin ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.

Kryetari i Bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi uroi ministrin Mustafa për pozitën dhe falënderoi për gatishmërinë e tij që në fillimet e punës së tij, për realizmin e këtij takimi njoftues që ka të bëjë me krijimin e kanaleve të komunikimit për adresimin e çështjeve të shumta me të cilat bizneset po përballen.

Krasniqi tha se OAK tashmë dy vite ka paraqitur problemin e sektorit minerar dhe mineral që ka të bëjë me mungesën e harmonizimit të ligjeve dhe udhëzimeve administrative, ku ndër të tjera kërkohet ndryshimi i udhëzimit administrativ ë cilat kufizojnë kontratat e shfrytëzimit të tokave në 5 vite dhe 5 ha, udhëzimit administrativ që obligon bizneset të paguajnë për shfrytëzim të pyjeve dhe tokës pyjore për destinime tjera ku vlera e shtimit vjetor të masës drunore për 25 vjet për pyjet cungishte dhe 60 vjet për pyje trungishte pa e shfrytëzuar atë pjesë, udhëzimit administrativ që obligon bizneset të paguajnë taksë 0.20 euro për metër katror, për vit për ndërtim të përkohshëm, ose 2000 euro për ha dhe vendimi për Ndalimin e Përkohshëm të Ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR i datës 20/07/2010.


Krasniqi shprehu gatishmëri që të bashkëpunojë në krijimin e produkteve strategjike, të cilën shumë shtete e praktikojnë dhe që në Kosovë shihet një mungesë e produkteve të tilla.

Gjithashtu, ai theksoi edhe propozimet e bizneseve si subvencionimi i produktit në bazë të sasisë së tij në mënyrë që të rritet prodhimi dhe eksporti në Kosovë dhe vendosja e fitopatologëve të duhur në dogana.

Ministri Mustafa u zotua se çështjet e ngritura në këtë takim do të merren parasysh, duke thënë se ministria që ai drejton përmes programeve mbështetëse për agrobizneset vendore, synon rritjen e prodhimtarisë bujqësore, zëvendësimin e importit dhe rritjen e eksportit të këtyre produkteve, si dhe përmirësimin e aftësive konkurrueseve të agrobizneseve.

 

Lexo edhe

Video

error: