Nxënësit pa libra, prindërit: Vendimi i MASHTI-it shkaktoi vështirësi

Nxënësit pa libra, prindërit: Vendimi i MASHTI-it shkaktoi vështirësi

Viti i ri shkollor këtë vit nisi më ndryshe nga vitet tjera. Ky vit nxënësit i ka gjetur pa tekste shkollore të cilat shumica e prindërve ende nuk kanë mundur t’i sigurojnë.

Sipas prindërve, vendimi i Ministrisë së Arsimit për blerjen e teksteve shkollore është vendim i vonshëm dhe i gabuar.

Një prind nga Prishtina, Nikollë Uka tha se librat nuk i ka marrë ende për fëmijë, por shton se vendimi i fundit për libra ka shkaktuar telashe për prindërit.


Po ashtu, Remzi Kica theksoi se librat duhet të dërgohen në shkollë, nëse mësimi vazhdon pa libra, ai këtë e cilëson gabim të Ministrisë së Arsimit.

Edhe, nëna e një nxënësi, Eranda nga Prishtina tha se ka mungesë të librave si dhe çdo pagesë për fëmijët është e pamjaftueshme.

S’e tekstet shkollore ende nuk i kanë marrë nxënësit dhe po pret për t’i marrë ditëve në vijim,  theksoi edhe Arjeta Shabani, prind.  

Ministria e Arsimit, ka marrë vendim për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore./A. Drenica/

Lexo edhe

Video